Prishtinë, 5 prill – Gjykata e Apelit e Kosovës, përmes vendimeve të ndara, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e prokurorisë, kundër tri aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 23.03.2018, më anë të se cilave ishte refuzuar kërkesa organit të ndjekjes për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve V.R . A.N. dhe L.A. dhe të njëjtit ishin lënë të mbrohen në liri.
V.R. po dyshohen për veprat penale: “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga neni 375, paragrafi 1 i KPRK-së dhe “Mbajtje në kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve” nga nëmi 374, i po të këtij kodi. Për këtë veprën e fundit, po dyshohet edhe e pandehura A.N. Ndërsa L.A., për “ Pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” nga neni 409, paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të te nijetit ligj.
Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, pretendimet ankimore të prokurorisë nuk janë të bazuara, sepse nuk janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 187 par. 1, nën-par. 1.2, pika 1.2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit.