Apeli vërteton vendimin e Themelores, e cila kishte hedhur poshtë padinë e Shaban Gogajt ndaj trupit gjykues

Prishtinë | 03 Shk 2024 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës së Gjakovës përmes të cilit ishte hedhur poshtë padia e ushtruar nga i akuzuari për vrasjen e Agonis Tetajt, Shaban Gogajt, dhe Halit Canaj ndaj kryetares së trupit gjykuese, Violeta Husaj-Rugova dhe anëtarëve Florije Zatriqi dhe Sami Sharraxhiu, për kompensimin e dëmit jomaterial në shumë prej 100 mijë euro.

“Refuzohet si e pa themeltë ankesa e paditësve Sh.G dhe H.C,… ndërsa aktvendimi i Gjykatës Themelore në Gjakovë… të datës 31.08.2022, vërtetohet”, thuhet në vendimi e Apelit të marrë më 18 janar të këtij viti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në vendimin e Apelit thuhet se qëndrimi përfundimtar i Themelore në Gjakovë është i drejtë dhe i ligjshëm dhe se nuk është i përfshirë në shkelje të ligjit për procedurën kontestimore..

Sipas Apelit, Themelorja ka vendosur drejtë kur ka sqaruar se gjykatësit gëzojnë imunitet nga paditë civile, andaj edhe në kuptim të kësaj ndalese padia e Gogajve nga Themelorja në Gjakovë ishte hedhur si e palejuar.

Sipas padisë së ushtuar nga avokati i Gogajt avokati Besnik Berisha, për shkak të veprime haptazi të kundërligjshme në rast e gjykimi të vrasjes së e Agonis Tetaj, trupi gjykues ka shkaktuar dhimbje fizike, vuajtje psikike dhe frikë tek paditësit, andaj përmes kësaj padie kanë kërkuar kompensim të dëmit jo materialë prej 100 mijë euro.

Tutje, në padinë e ushtuar nga avokati Berisha thuhet se rihapja e shqyrtimi gjyqësorë, revokimi i aktvendimit për pranim të fajësisë, vazhdimi i paraburgimit, mohimi i të drejtës kushtetuese për t’u mbrojtur me avokatin që Gogaj ka zgjedhur, fillimi rishtazi i shqyrtimi gjyqësorë, refuzimi vazhdueshëm i kërkesave për trajtim psikiatri jashtë institucioneve të paraburgimit të gjitha këto kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore dhe fikë për paditësit.

Ndryshe, më 14 tetor 2022 Gjykata Themelore në Pejë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, duke e dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia të Agonis Tetajt.

Por, Gjykata e Apelit më 23 mars 2023 kishte shqyrtuar ankesat e mbrojtësit të Shaban Gogajt, avokatit Besnik Berisha, palës së dëmtuar, avokatit Berat Tmava dhe ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Kurse, pas shqyrtimit të ankesave, Apeli më 23 mars 2023 e ka kthyer lëndën në rigjykim.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 12 qershor 2019, Shaban Gogaj akuzohet se më 23 shtator 2018, rreth orës 11:04, në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, përkatësisht në kompaninë “Gogaj AG”, me dashje e privon nga jeta Agonis Tetajn dhe me këtë ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve A.H dhe F.Z. Në këtë rast, për armëmbajtje pa leje akuzohet edhe Isuf Cacaj, ku sipas aktakuzës, në dyqanin “Gogaj AG”, ka mbajt në pronësi armën, e gjetur nga policia në sirtarët nën banakun e arkës.

Të ngjashme