Aplikacioni Apple iPhone Support lansohet edhe në 20 shtete të reja

Prishtinë | 31 Jan 2017 | 09:26 | Nga

Në nëntor, Apple prezantoi aplikacionin e saj për mbështetjen e iPhone dhe iPad, pas lansimit të tij në Holandë kohët e fundit.

Por tani duket se kompania është duke punuar shumë për t’u siguruar se aplikacioni i saj për mbështetjen e përdoruesve të saj është në dispozicion në vende të tjera.

Apple njoftoi se aplikacioni do të jenë në dispozicion edhe në 20 vende të tjera, duke i lejuar konsumatorët e Apple që ta kenë më të lehtë të ndërveprojnë me sistemin e saj mbështetës dhe për të marrë këshilla.

Lista e fundit e vendeve për të marrë këtë mbështetje me aplikacion përfshin shtetet sikurse: Australia, Belgjika, Brazili, Kanadaja, Franca, Gjermania, Hong Kongu, Irlanda, Italia, Japonia, Lihtenshtajni, Macau, Meksika, Holanda, Singapori, Spanja, Suedia, Zvicra, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.

Aplikacioni është në përputhje me pajisjet iOS në iOS 9 ose versionet që janë shfaqur më vonë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme