Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë, me anë të së cilit, më 5 shkurt 2021, kjo e fundit e kishte dënuar më 6 muaj burg me kusht të akuzuarin për legalizim të përmbajtjes së rreme, Hakif Sopi.
Sipas vendimit, dënimi ndaj Sopit nuk do të ekzekutohet, nëse i njëjti nuk kryen vepër tjetër penale brenda periudhës verifikuese prej një viti, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Prokuroria Speciale, për shkak të vendimit mbi dënim, kishte bërë ankesë dhe i kishte propozuar Apelit që të akuzuarit t’i shqiptohet dënim me burgim efektiv.
Sipas vendimit në ankesën e Prokurorit Special theksohet se gjykata e shkallës së parë drejtë ka vërtetuar gjendjen faktike si dhe drejtë ka vepruar kur të akuzuarin e ka shpallur fajtor, mirëpo dënimi i shqiptuar është i butë dhe jo adekuat në krahasim me veprën e kryer penale, shkallën e përgjegjësisë penale të të akuzuarit dhe rrezikshmërinë shoqërore.
“Sipas ankesës rrethanat lehtësuese si: sjelljet korrekte të akuzuarit në gjykatë, pendimi për veprën e kryer, premtimin se me nuk do të kryej vepër penale, shprehjen e keqardhjes, sjelljet e mëparshme dhe pranimi i fajësisë, janë mbivlerësuar, ndërsa nuk u është dhënë rëndësia e duhur rrethanave rënduese si: peshës se veprës penale, shkallës së lartë të pjesëmarrjes se të akuzuarit, shkallës së lartë të dashjes te veprës penale dhe rrethanave tjera”, thuhet në vendim.
Sipas prokurorisë me këtë dënim nuk mund të arrihet qëllimi i dënimit sipas dispozitës se nenit 38 të KPRK-së, ku parashihet se qëllimi i dënimit është të parandaloj kryerësin nga kryerja e veprave në të ardhmen dhe të bëjë riedukimin e tij si dhe të parandaloj personat tjerë nga kryerja e veprave penale.
Gjykata e Apelit e Kosovës ka vlerësuar se pretendimet ankimore të prokurorit që të akuzuarit t’i shqiptohet një dënim më i ashpër dhe se dënimi i shqiptuar me aktgjykimin e ankimuar nuk i përgjigjet rrezikshmërisë shoqërore nuk janë të bazuara.
“Gjykata e shkallës së parë me rastin e caktimit të dënimit ka vlerësuar të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese konform nenit 69 dhe 70 të KPRK-së. Si rrethana lehtësuese gjykata për të akuzuarin mori faktin se ka pranuar fajësinë, ka shprehur pendimin e thellë për veprën e kryer dhe ka premtuar se në të ardhmen nuk do të kryej vepra penale, moshën e tij relativisht i ri, gjendjen e rende ekonomike, i martuar, baba i një fëmije, ndërsa rrethana rënduese nuk ka gjetur”, thuhet në vendim.
Sipas Apelit, duke vlerësuar rrethanat e përmendura të akuzuarit i ka shqiptuar dënimin si në dipozitiv të aktgjykimit të ankimuar me bindje se me dënimin e shqiptuar mund të arrihet qëllimi i dënimit nga neni 38 i KPRK-së.
“Ky dënim është në proporcion me peshën e veprës penale dhe se dënimi i shqiptuar do të ndikoj në parandalimin e të akuzuarit nga kryerja e veprave penale në të ardhmen dhe do të bëjë rehabilitimin tij, do të parandaloj personat tjerë nga kryerja e veprave penale dhe do të shpreh gjykim shoqëror, ngritjen e moralit dhe forcimin e detyrimit për respektimin e ligjit”, thuhet në vendim.
Tutje, thuhet se një vlerësim të këtillë të rrethanave relevante për matjen e dënimit si të drejtë dhe të ligjshëm e pranon edhe kjo gjykatë dhe gjen se gjykata e shkallës së parë drejtë dhe në mënyrë të plotë i ka vlerësuar rrethanat të cilat ndikojnë në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit.
“Ndërsa rrethanat e pretenduara rënduese në ankesën e prokurorit sipas vlerësimit të kësaj gjykate nuk janë të atij karakteri dhe nuk kanë ndikim që të akuzuarit t’i shqiptohet një dënim tjetër nga ai të cilin e ka shqiptuar gjykata e shkallës së parë apo që të akuzuarit t’i shqiptohet dënim më i ashpër sikurse që pretendohet në ankesë, të gjitha këto rrethana sipas vlerësimit të kolegjit penal të kësaj gjykate japin bazë të mjaftueshme që arsyetojnë shqiptimin e dënimit nga gjykata e shkallës së parë”, thuhet në vendim.
Andaj, sipas Apelit, duke marrë parasysh rrethanat e konstatuara dhe drejtë të vlerësuara nga ana e gjykatës së shkallës së parë, del se dënimi i shqiptuar ndaj të akuzuarit është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës së kryer penale, me shkallën e përgjegjësisë penale të akuzuarit.
Sipas Apelit, kjo do t’i shërbej preventivës gjenerale, posaçërisht asaj individuale, forcimit të moralit të shoqërisë, si dhe përgjegjësisë dhe disiplinës së qytetarëve, se me këtë kryerësi do të parandalohet nga kryerja e veprave penale në të ardhmen, do të bëhet rehabilitimi i tij.
Ndryshe në këtë rast të akuzuar janë edhe Blerta Rama, Besim Zeqiri, Besnik Rama, Ekrem Prenku, Enise Gashi dhe Shpëtim Rama ndaj të cilëve Departamenti Special, Gjykata Themelore në Prishtinë më 24 nëntor 2020, kishte shpallur aktgjykim dënues pasi që të njëjtit në shqyrtimin e dytë e kishin pranuar fajësinë për veprat që u viheshin në barrë.
Të akuzuarve Blerta Rama, Besim Zeqiri, Besnik Rama, Ekrem Prenku dhe Shpëtim Rama u ishte shqiptuar dënim me burgim deri në 5 muaj, i cili dënim do tu zëvendësohet me gjobë në shumë prej 1,500 euro. Ndërkaq, të akuzuarës Enise Gashi gjykata i kishte shqiptuar dënim me kusht deri në 6 muaj, i cili nuk do të ekzekutohet nëse e njëjta në periudhën kohore prej 1 viti nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 30 shtator 2020 ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarve Nazmi Luta, Burim Ademi, Ali Kuleta, Blerta Rama, Bekim Agaj, Besim Zeqiri, Besnik Rama, Eekrem Prenku, Enise Gashi, Faton Hajdini, Tahir Veselaj, Advan Haziri, Mexhide Haziri, Shpëtim Rama dhe Hakif Sopi.
Pas pranimit të fajësisë, më 26 tetor 2020, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Nazmi Luta, Burim Ademi, Ali Kuleta, Bekim Agaj, Faton Hajdini, Tahir Veselaj, Advan Haziri dhe Mexhide Haziri, ndërsa ka vazhduar procedura ndaj Blerta Rama, Besim Zeqiri, Besnik Rama, Ekrem Prenku, Enise Gashi, Shpëtim Rama dhe Hakif Sopi.
Ndryshe, PSRK të akuzuarin Nazmi Luta e ka ngarkuar me veprat penale “shmangie nga tatimi” dhe “falsifikim i dokumenteve”.
Kjo pasi që në periudhën kohore nga mesi i vitit 2018 e deri më 5 korrik 2019 në vazhdimësi duke vepruar si i vetëm, në disa raste me marrëveshje paraprake me të pandehurin Burim Ademi, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasurorë, me anë të programit “Corel Draë” me pajisje të sofistikuara fillimisht përpilon dokumente publike të falsifikuara dhe më pas të njëjtat edhe pse e kanë ditur që janë të falsifikuara ua ka shitur personave të ndryshëm, respektivisht të pandehurve, Ali Kuleta, Blerta Rama, Bekim Agaj, Besim Zeqiri, Besnik Rama, Eekrem Prenku, Enise Gashi, Faton Hajdini, Tahir Veselaj, Advan Haziri, Mexhide Haziri dhe Hakif Sopi.
Të pandehurit e lartcekur kanë aplikuar për vizë në Ambasadën Amerikane në Shkup, të cilat të dhëna pasi janë verifikuar dhe krahasuar janë vërtetuar se janë falsifikuar.
Luta, ka deponuar mjete financiare në llogaritë përkatëse në banka afariste të Kosovës, duke realizuar transfere, tërheqje kesh, përshkrimi pagesë për mall në kompani të ndryshme e në rastin konkret i pandehuri i lartcekur me qëllim është munduar të fsheh apo të i shmanget në tërësi pagesës së tatimit.
Me çka ai akuzohet se ka kryer veprën penale “shmangia nga tatimi” dhe “falsifikim i dokumentit në vazhdimësi”.
I akuzuari Burim Ademi, duke filluar nga dhjetori i vitit 2018 e deri më 17 korrik 2019 me qëllim të përfitimit material për vete dhe të pandehurin Nazmi Luta, pas marrëveshjes paraprake, me vetëdije të plotë dhe me dashje duke përdorur pajisje të sofistikuara kanë lëshuar dokumente publike të falsifikuara. Me këto veprime ai akuzohet se ka kryer veprën penale “falsifikim i dokumentit”.
I akuzuari Ademi në bashkëkryerje me të pandehurin Nazmi kanë përpiluar dokumente të falsifikuara, ashtu që i pandehuri Burim me qëllim të vërtetimit të një çështje të pavërtetë i ka vënë në lajthim personat e autorizuar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup duke ju paraqitur dokumentet e falsifikuara si të vërteta. Me këto veprime ai akuzohet se ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”.
Të akuzuarit Advan dhe Mexhide Hajdini, me qëllim të vërtetimit të një çështje të pavërtetë i kanë vënë në lajthim personat në Ambasadën Amerikane, ashtu që dokumentet e falsifikuara të siguruara me 500 euro nga i pandehuri Nazmi Luta, i kanë dorëzuar në Ambasadën Amerikane në Shkup, duke e ditur se ato janë të pavërteta.
Për këto veprime ata akuzohen se kanë kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”.
I pandehuri Ali Kuleta, më27 mars 2019, me qëllim të vërtetimit të një çështje të pavërtetë i ka vënë në lajthim personat e autorizuar në Ambasadën Amerikane, ashtu që dokumentet e falsifikuara të siguruara me 500 euro nga i pandehuri Nazmi Luta, i kanë dorëzuar në Ambasadën Amerikane në Shkup, duke e ditur se ato janë të pavërteta.
Për këto veprime ai akuzohet se ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”.
I pandehuri Bekim Agaj, më 6 shkurt 2019 me qëllim të vërtetimit të një çështje të pavërtetë i ka vënë në lajthim personat e autorizuar në Ambasadën Amerikane, ashtu që dokumentet e falsifikuara të siguruara me 500 euro nga i pandehuri Nazmi Luta, i kanë dorëzuar në Ambasadën Amerikane në Shkup, duke e ditur se ato janë të pavërteta.
Për këto veprime ai akuzohet se ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”.
I pandehuri Besim Zeqiraj më 10 dhjetor 2018 me qëllim të vërtetimit të një çështje të pavërtetë i ka vënë në lajthim personat e autorizuar në Ambasadën Amerikane, ashtu që dokumentet e falsifikuara të siguruara me 500 euro nga i pandehuri Nazmi Luta, i kanë dorëzuar në Ambasadën Amerikane në Shkup, duke e ditur se ato janë të pavërteta.
Për këto veprime ai akuzohet se ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”.
I pandehuri Ekrem Prenku më 23 dhjetor 2018, me qëllim të vërtetimit të një çështje të pavërtetë i ka vënë në lajthim personat e autorizuar në Ambasadën Amerikane, ashtu që dokumentet e falsifikuara të siguruara me 500 euro nga i pandehuri Nazmi Luta, i kanë dorëzuar në Ambasadën Amerikane në Shkup, duke e ditur se ato janë të pavërteta.
Për këto veprime ai akuzohet se ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”.
I pandehuri Faton Hajdini, më 6 mars 2019 me qëllim të vërtetimit të një çështje të pavërtetë i ka vënë në lajthim personat e autorizuar në Ambasadën Amerikane, ashtu që dokumentet e falsifikuara të siguruara me 300 euro nga i pandehuri Nazmi Luta, i kanë dorëzuar në Ambasadën Amerikane në Shkup, duke e ditur se ato janë të pavërteta.
Për këto veprime ai akuzohet se ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”.
I pandehuri Tahir Veselaj më 17 shtator 2018 me qëllim të vërtetimit të një çështje të pavërtetë i ka vënë në lajthim personat e autorizuar në Ambasadën Amerikane, ashtu që dokumentet e falsifikuara të siguruara me 500 euro nga i pandehuri Nazmi Luta, i kanë dorëzuar në Ambasadën Amerikane në Shkup, duke e ditur se ato janë të pavërteta.
Për këto veprime ai akuzohet se ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”.
I pandehuri Shpëtim Rama më 18 dhjetor 2018 me qëllim të vërtetimit të një çështja të pavërtetë i ka vënë në lajthim personat e autorizuar në Ambasadën Amerikane, ashtu që dokumentet e falsifikuara të siguruara me 700 euro nga i pandehuri Nazmi Luta, i kanë dorëzuar në Ambasadën Amerikane në Shkup, duke e ditur se ato janë të pavërteta.
Për këto veprime ai akuzohet se ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”.
E pandehura Enise Gashi më 18 dhjetor 2018 me qëllim të vërtetimit të një çështje të pavërtetë i ka vënë në lajthim personat e autorizuar në Ambasadën Amerikane, ashtu që dokumentet e falsifikuara të siguruara me 700 euro nga i pandehuri Nazmi Luta, i kanë dorëzuar në Ambasadën Amerikane në Shkup, duke e ditur se ato janë të pavërteta.
Për këto veprime ai akuzohet se ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”.
I pandehuri Besnik Rama, më 19 dhjetor 2018 me qëllim të vërtetimit të një çështje të pavërtetë i ka vënë në lajthim personat e autorizuar në Ambasadën Amerikane, ashtu që dokumentet e falsifikuara të siguruara me 700 euro nga i pandehuri Nazmi Luta, i kanë dorëzuar në Ambasadën Amerikane në Shkup, duke e ditur se ato janë të pavërteta.
Për këto veprime ai akuzohet se ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”.
E pandehura Blerta Rama më 13 dhjetor 2018 me qëllim të vërtetimit të një çështje të pavërtetë i ka vënë në lajthim personat e autorizuar në Ambasadën Amerikane, ashtu që dokumentet e falsifikuara të siguruara me 700 euro nga i pandehuri Nazmi Luta, i kanë dorëzuar në Ambasadën Amerikane në Shkup, duke e ditur se ato janë të pavërteta.
Për këto veprime ajo akuzohet se ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”.
I pandehuri Hakif Sopi, më 25 korrik 2019 me qëllim të vërtetimit të një çështje të pavërtetë i ka vënë në lajthim personat e autorizuar në Ambasadën Amerikane, ashtu që dokumentet e falsifikuara të siguruara me 650 euro nga i pandehuri Nazmi Luta për vete dhe bashkëshorten e tij tani dëshmitaren Elheme Sopi, i kanë dorëzuar në Ambasadën Amerikane në Shkup, duke e ditur se ato janë të pavërteta.
Për këto veprime ai akuzohet se ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”.