Nëse nuk bëni gjumë të mjaftueshëm, edhe kjo mund të shkaktojë lodhjen. Porse, çfarë nëse nuk jeni të vetëdijshëm se bëni gjumë të pamjaftueshëm dhe jo të shëndoshë?
Gjendja e këtillë quhet apne – çrregullim i gjumit që shkakton ndërprerje momentale të frymëmarrjes, transmeton Telegrafi.
Kjo mund të ndodh disa herë gjatë natës, dhe secilën herë kur ndodh ndërprerja e frymëmarrjes, personi me këtë çrregullim gjumi, zgjohet dhe e ndërpret ciklin e gjumit, porse shpesh nuk është i vetëdijshëm për këtë.
Ndërprerja e frymëmarrjes disa herë gjatë gjumit, zgjat disa sekonda dhe shkakton kalimin nga një gjumë i thellë në një gjumë të lehtë, si pasojë edhe përgjumje gjatë ditës.
Një gjë është e sigurt, e vetmja pasojë të cilën do ta ndieni është – lodhja e përhershme, pa marrë parasysh gjatësinë e gjumit.
Ka dy lloje kryesore të saj: bllokuese, kur muskujt e fytit relaksohen dhe kanalet e frymëmarrjes ngushtohen ose mbyllen dhe apnea qendrore, e cila ndodh kur truri nuk dërgon mesazhet në muskujt e frymëmarrjes.
Apneja gjatë kohës së gjumit, e shkaktuar me obstruksion të rrugëve të larta të frymëmarrjes, më së shpeshti shfaqet te personat të cilat kanë peshë të tepërt, ata me histori familjare të kësaj sëmundje, alergji dhe probleme me sinuse
Edhe gërhitja është një prej shenjave të apnesë gjatë fjetjes.