Sa pranë dështimit ishim: Rrëfimi i një dëshmitari për misionin “Apollo 11”.
Në 20:18, të mbrëmjes së 20 korrikut 1969, amerikanët Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin u bënë njerëzit e parë që u ulën në Hënë. Kjo ndoshta arritja më e madhe e njerëzimit deri më tani, por mbi 380 000 kilometra larg, njerëzit në Qendrën e Kontrollit të Misionit të NASA-s në, qenë duke festuar sa nga gëzimi aq edhe nga lehtësimi, pasi sapo kishin përfunduar një nga misionet më të vështira dhe teknike në historinë njerëzore.
Brenda Kontrollit të Misionit, inxhinieri kompjuterik, Jack Garman, qe në qendër të festimeve, për shkak se e shpëtoi misionin nga një fatkeqësi vetëm pak minuta para se të ulej në Hënë. Në kohën e misionit “Apollo 11”, Garman ishte shumë i ri në krahasim me kolegët e tij. Ai do t’i bashkohej NASA-s në moshën 21-vjeçare në vitin 1966, direkt nga universiteti.
Brenda 3 vitesh ai kishte arritur të përshtatej me punën në qendër dhe me punimet e kompjuterit që do të kontrollonte anijen “Apollo 11”, dhe në ditën e zbarkimit kishte për detyrë të ruante ato kompjuterë për të siguruar që ulja të shkonte pa probleme. Kompjuterët qenë më të mirët e kohës, ndonëse jo shumë të lehtë për t’u përdorur.
“Ishte e çuditshme, e ndryshme, pasja e një sistemi, makinerie, që drejtohej nga një kompjuter. Dua të them, sot edhe makinat tona drejtohen nga kompjuterët, por asokohe pothuajse të gjitha sistemet qenë analoge”, shpjegon Garman, ndërsa tregon për punën e tij në kontrollin e misionit.
”Ata donin një të ashtuquajtur ekspert në qendrën e kontrollit, kështu që më trajnuan për përdorimin e kompjuterit udhëzues të anijes hapësinore, dhe në atë dhomë kam kaluar shumë kohë gjatë shumicës së fluturimeve në Hënë”.
Në ditën e zbarkimit, Misionin e Kontrollit gumëzhinte nga qindra njerëz. “Gjatë uljes, mbaj mend se kur ata ishin pranë sipërfaqen së Hënës, Buzz Aldrin kreu një komunikim me radio duke thënë butësisht: “Sapo filluam të shkundim pluhurin”.
“Moduli hënor që u përdor për zbritje po shkundte pluhurin e sipërfaqes së Hënës. Pavarësisht provave që kishim kaluar më herët, ai qe një lloj një skenari i parashikuar, por unë nuk kisha bërë kurrë më parë atë lloj komunikimi! Ai kishte ndjekur skenarin! Ai qe një zgjim. Dua të them, ju e dini se ishte e vërtetë, por ende habiteni. Ata janë gati të ulen!”.
Ndonëse rezultoi që ata ishin të përgatitur në tokë, pa dijeninë e astronautëve, Garman kishte kryer disa përgatitje jetike që do të siguronin vazhdimin e misionit, dhe historia do të shënohej atë natë. Garman dhe ekipi i tij qenë përgjegjës për të siguruar që astronautët të mund të kapërcenin ndonjë nga programet e alarmit, të cilat mund të lëshoheshin nga kompjuteri primitiv, por një alarm duket se vuri në siklet disa nga mendjet më të ndritura të mbledhur ndonjëherë.
Gjatë një simulimi para se uljes në Hënë, pati një alarm kompjuterik, i njohur si “alarmi 1202”, të cilin Garman dhe ekipi i tij nuk e kishte ndeshur më parë. Eprorët i tij asokohe, oficeri udhëzues Stiv Bejls, bëri thirrje për pezullimin e misionit.
“Më pas Gene Kranz, i cili ishte drejtor i fluturimit për uljen e “Apollo 11”, i tha se kishte luajtur mendsh”, shpjegon Garman. “Përgjatë simulimit ndodhi një anulim që e vuri në rrezik fluturimin e vërtetë. Dhe pas këtij simulimi ai më tha:”Oh djalosh, ju duhet të riparoni këtë”. Pas marrjes së udhëzimeve: “Ej, a fluturon pajisja…”
Kranz kërkoi nga Garman të sigurohej, që të njihte programimin e mundshëm të alarmit që mund të shfaqej. Pra, inxhinier i ri kompjuterik i studioi të gjitha dhe mbajti një kopje të skemave të veprimit, të cilave ai mund të referohej gjatë misionit. Ndodhi që zelli i Garmanit në kryerjen e detyrave të shtëpisë, ndihmoi në shpëtimin e misionit, kur ai qe vetëm disa minuta larg uljes në Hënë.
Gjatë misionit, si Armstrong ashtu edhe Aldrin qenë duke zbritur në sipërfaqen e Hënës, kur një gabim u shfaq në kompjuter, duke sugjeruar se bordi i kompjuter qe duke punuar mbi kapacitetin, alarmi i njëjtë 1202 që kishte dalë edhe gjatë simulimit. Ashtu siç ndodhi gjatë simulimit, një lexim i tillë qe një arsye për të ndërprerë misionin, teksa Aldrin dhe Armstrong s’do të ishin në gjendje për të vënë në përdorim Modulin Lunar nëse kompjuteri nuk do të funksiononte.
Falë këmbënguljes së drejtorit të fluturimit, që kishte shqyrtuar në imtësi alarmet e programuara, Garman ishte personi i vetëm në dhomë që e dinte se ai alarm nuk kishte asnjë arsye për të pezulluar misionin, dhe këtë ia bëri menjëherë të ditur eprorëve të tij. “Pashë në letër skicat e procedurave, llojin e alarmit duke u thënë atyre se çdo gjë qe në rregull”, thotë Garman.
“Për sa kohë nuk pati shenja të tjera si ai që kompjuteri të drejtonte mjetin të kthyer me kokë poshtë, ose diçka të ngjashme, ne do të vijonim misionin. Dhe kjo është thirrja që ata bënë. Tani, të jemi të qartë, shpejtësia e dritës është shumë e madhe, por gjithsesi i duhet ende pak sekonda kur jeni duke udhëtuar nga Hëna në Tokë, dhe është e njëjtë shkallë në të cilën shkon transmetimi në zë ose radio”.
“Pra, kur alarmi ndodhi, ne nuk e dëgjuam Aldrinin teksa pyeste për disa sekonda se çfarë kishte ndodhur. Dhe pastaj u deshën disa sekonda për të dhënë një përgjigje dhe shkuar tek astronautët, dhe pastaj për të telefonuar CAPCOM (Kapsulën e Komunikimit) dhe u thënë se duhet të vazhdonin misionin. Kësaj shtojini kohën e reagimit për qeniet njerëzore, dhe pati ndoshta në total 19 ose 20 sekonda heshtje para se ekuipazhit të merrte një përgjigje nga ne, një moment ky shumë nervoz dhe torturues. Ne e dimë se kjo është një nga arsyet pse Armstrong humbi gjurmët se ku ndodhej (mbi Hënë) pasi ai nuk qe duke parë nga dritarja. Ata nuk e dinin se ku ishin ulur për një kohë mjaft të gjatë, ndoshta për shkak të natyrës shqetësuese të këtyre alarmeve që përmbante programi. Edhe pse vetëm disa sekonda më vonë, “Apollo 11” u ul realisht në mënyrë të sigurt”.
Ndërsa Aldrin dhe Armstrong festuan, po kështu bënë të gjithë në Kontrollin e Misionit në Tokë. “Mbaj mend Kranzin që duhej të qetësonte të gjithë, na tha të ktheheshim në vendet tona, pasi qe koha për të kontrolluar procedurat e uljes dhe për të pasur çdo gjë të sigurt dhe dalë nga ajo hare”, thotë Garman. “Ishte një atmosferë shumë euforike. Ata qenë ulur vërtetë mbi Hënë”.
Garman përshkruan si të zymtë gjendjen psikologjike të atyre në Kontrollin e Misionit në kohën e zbritjes. “Është si të jesh një aktor në një pjesë. Ju bëni shumë ushtrime dhe prova për veshjet, dhe pastaj anulohet shfaqja. Kur sipari i skenës ngrihet dhe aty përballë ka një audiencë të vërtetë, kjo është një ndjesi tjetër. Është e tmerrshme. Dhe e kam aq të freskët sa mund ta përshkruaj se çdo të thotë e zymtë. Kur keni kaluar nëpër shumë procedura dhe shumë probleme të simuluara, dhe keni kaluar përmes testeve të pajisjeve, kur gjendeni përballë mjetit të vërtetë habiteni. Kjo është ajo që dua të them me e zymtë. Jo e zymtë në një kuptim joreal, por e zymtë në ndjesinë që jepte. Ishte sigurisht shumë e vërtetë”.
“Ishte një arritje tepër krenare për Garman dhe kolegët e tij: “Unë mendoj se në çdo kohë mund të jeni në një punë ku të ndjeni sikur qëndroni në majë të një litari të tendosur në ajër – dhe nuk e them këtë në një shkallë superiore – por ju nuk gjendeni në fabrikën e prodhimit të mallrave ushqimore, nuk jeni as në shkollë ku jepni mësim, por realisht mund të ndihmoni në një farë mënyre për të çuar më tej njohuritë e racës njerëzore, dhe mund të ndjeheni mirë në lidhje me këtë”.
“Unë sigurisht e bëra. Ne e bëmë këtë. Dhe të qenit në këtë lloj pune dhe pasjen e kësaj përmase eksitimi, rreziku dhe aventurë është një ndjenjë vetë-përmbushjeje. Qe shumë e lehtë për t’u përkushtuar dhe këmbëngulur. Unë shpenzova shumë kohë në atë lloj pune. Isha shumë krenar që isha pjesë e projektit, por edhe që kam qenë pjesë e kontrollit kompjuteriterik të misionit Space Shuttle, dhe për çdo gjë tjetër që kam bërë për NASA-n”.
Për Garmanin, “Apollo 11” ishte përvoja e jetës, e cila do të mbetet një nga arritjet më të mëdha të njerëzimit në librat e historisë. “Unë dyshoj se ajo lloj arritje do të përsëritet, të paktën jo sa të jem unë gjallë. Unë mendoj se pavarësisht nga synimet për të shkuar në Mars ose diçka e tillë, ajo ditë është ende e largët. Madje edhe kthimi në Hënë ose shkuarja tek një asteroid, edhe në qoftë se kjo ndodh, nuk do të jetë e njëjtë si herën e parë. Nuk do të jetë asnjëherë”.