Shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, në hyrje të sallës së Kuvendit është duke biseduar me kreun e VV-së, Albin Kurti.
Apostolova, ka reaguar ndaj veprimit të fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët hodhën 5 bombola gazi gjatë seancës së demarkacionit.
”Bëj thirrje që të gjithë deputetët nga të gjitha palët të kthehen në Kuvend për të mposhtur praktikat e tilla të papranueshme që përkojnë kundër shoqërisë demokratike dhe të ardhmes së popullit të Kosovës. Deputetë, votoni për të ardhmen jo për të kaluarën”, shprehet ajo në reagimin e saj