Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, dhe ambasadori i ShBA-së Greg Delawie vizituan ekspozitën e fotografive “That’s Why”, e hapur nga komuniteti LGBTI, me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë.
Apostolova tregoi se BE do të vazhdojë ta përkrahë komunitetin LGBTI.
Ajo tha se ligjet e Kosovës janë të mira, mirëpo sfidë mbetet implementimi i tyre, raporton Ekonomia Online.
Ndërkaq, ambasadori Delawie tha se ka ardhur në ekspozitë për ta treguar mbështjetjen e Amerikës për komunitetin LGBTI.
“Sot është Dita Ndërkombëtare kundër homofobisë. Jam këtu për të treguar mbështetjen e Amerikës për këtë kategori. Edhe nëse nuk shohim dhunë në rrugë, LGBT po përballen me gjuhë të dhunshme”.
“Kosova ka përparuar shumë sa i përket kësaj çështjeje në një periudhë të shkurtër kohore. Mos hiqni dorë, ta dini që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë për të ju mbështetur në çdo hap të këtij rrugëtimi”.