Apostolova: Femra kosovare po diskriminohet

Prishtinë | 02 Shk 2017 | 10:40 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Femrat kosovare mund të jenë katalizatorë të ndryshimeve. Andaj si të tilla duhet të përfshihen në të gjitha institucionet vendimmarrëse, në mënyrë që të fuqizohet roli i tyre në shoqëri.

Kështu tha përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova gjatë prezantimit të raportit për “Pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje në Kosovë”, i përgatitur nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, në kuadër të projektit “Koalicioni të drejtat të barabarta për të gjithë” dhe i financuar nga BE-ja.

E para e BE-së në Kosovë është shprehur e pakënaqur me pjesëmarrjen e grave në institucionet shtetërore, duke thënë se është obligim ligjor që të zbatohet në përpikëri Ligji për Barazi Gjinore.

“Ka edhe shumë çka që duhet bërë për të ndryshuar mendimet e të tjerëve që të jetë normë barazia gjinore. Femra duhet të përfshihet në të gjitha institucionet vendimmarrëse, si në administratë, qeveri, por edhe ndërmarrje publike. Barazia gjinore nuk është diçka në të cilën ne përbetohemi ta mbështesim e që të mos e zbatojmë. Ne u kemi borxh nënave, grave dhe motrave që t’i fuqizojmë dhe t’i shndërrojmë në partner të barabartë në shoqëri”, tha jo.

Ajo bëri thirrje që të angazhohen të gjithë së bashku për të avancuar pozitën e gruas, të promovojnë barazinë gjinore dhe të parandalojnë diskriminim gjinor.

Ligji për Barazi Gjinore nuk po zbatohet

Qendra Kosovare për Studime Gjinore, në kuadër të projektit “Koalicioni të drejtat të barabarta për të gjithë”, prezantoi raportin për “Pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje në Kosovë”.

Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, tha se bazuar në të dhënat e mbledhura gjatë hulumtimit, i cili ka përfshirë periudhën tri vjeçare 2013-2016, tregon se Ligji për Barazi Gjinore vazhdon të mos zbatohet, domethënë dispozita që kërkon përfaqësimin prej pesëdhjetë për qind 50% për secilën gjini, dhe si e tillë mbetët problem i vazhdueshëm që kërkon një qasje më serioze institucionale, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, tha se Kushtetuta na obligon që të jemi të barabartë., ndërsa tha se numri i ulët i grave në vendimmarrje është për t’u diskutuar.

“Përfaqësimi i grave në vendimmarrje duhet të jetë në të gjitha sferat, me pjesëmarrjen e tyre në institucione bëhet një qeverisje edhe më e mirë”, tha ai

Në nivel lokal dhe qendror përqindja e femrave është më e ulët se sa e meshkujve. Ai bëri kërkesë që sistemi i menaxhimit të burimeve njerëzore të përdorët më mirë dhe të kemi informata si për arsim moshë e gjini.

Nga të dhënat e mbledhura gjatë këtij hulumtimi del se vetëm tri ministri dhe Zyra e Kryeministrit e respektojnë këtë Ligj sa i përket përfaqësimit gjinor.

Në komuna situata është më e rëndë, në vitin 2015 kishin vetëm 28% të të punësuarve gra, vetëm një komunë përkatësisht Zyrën Administrative të Mitrovicës së Veriut, që respekton barazinë gjinore, përderisa kishte komuna që kishin nën 10% gra në administratën e tyre.

Kuvendi në vitin 2016 ka pasur vetëm 44.2% gra në administratë, përderisa Presidenca vetëm 37.2%.

 

Të ngjashme