Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalija Apostolova iu ka bërë bëri thirrje autoriteteve kosovare që të zbatojnë rekomandimet e mbetura të Raportit 2016 për Kosovën të Komisionit Evropian në pjesën e tij për ‘Funksionimin e gjyqësorit’ si dhe prioritetet afatshkurtëra dhe afatmesme të Agjendës Evropiane të Reformave.
“Shqyrtimi dhe miratimi i legjislacionit që e bën të detyrueshëm pezullimin, përkatësisht largimin e zyrtarëve publikë të paditur dhe të dënuar për korrupsion, është një prioritet për të cilin Autoritetet e Kosovës u zotuan se do ta përmbushin brenda Agjendës Europiane të Reformave”.
“Inkurajoj përfshirjen e dispozitave ligjore të kërkuara në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale për të bërë këtë të mundur”.
Ajo këto komente i bëri në takimin e Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit, organizuar për herë të parë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.