Është lansuar Strategjia Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023, raporton Ekonomia Online.
Përfaqësuesja e BE-së, Natalya Apostolova me këtë rast ka kërkuar bashkëpunim më të madh ndërmjet Qeverisë dhe Organizatave të Shoqërisë Civile.
“Strategjia është një zotim i rëndësishëm për zhvillim e mëtutjeshëm e një mjedisi favorit për Kosovën. Përmes avokimit dhe rolit mbikëqyrës obsh kontribuon që t’i mbajë institucionet përgjegjëse”.
“Është e rëndësishëm për perspektiven e be dhe reformave në Kosovë. Këto reforma kuptojnë zgjidhje të ndryshme dhe kosnsues të gjerë të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Një angazhim strategjik me qytetarë është esenciale”.
Ajo ka siguruar se BE-ja do të mbështes arritjen e synimeve të strategjisë, raporton EO.
“Kjo strategji ndërtohet në arritjen e projekteve të mbështetura nga BE. Nëpërmjet punës tonë së bashku kemi dëshmuar reforma e rëndësishëm sa i përket konsultimeve publike me shoqërinë civile”.
“Kur kemi të bëjmë me financimin publik të oshc procedurat duhet të jenë më transparente. Qeveria duhet të rritë përpjekjet dhe resurset për të siguruar pronësinë afatgjate të saj”.
LEXONI EDHE: