Apostolova kërkon transparencë nga partitë politike

Prishtinë | 05 Dhj 2016 | 11:00 | Nga

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka kërkuar nga partitë politike që të jenë më transparente karshi qytetarëve.

Ajo këtë e ka thënë në hapjen e Javës Kundër Korrupsionit, ku ndër të tjerash tha se për konsolidimin një demokracie, llogaridhënia e transparenca janë esenciale.

“Jam bashkuar me kolegët e mi duke theksuar një rëndësi të fuqishme që ka transparenca dhe llogaridhënia publike. Llogaridhënia publike mbështetet në transparencë. Kjo është tepër e rëndësishme për një demokraci”.

“Për gati 20 vjet financat e partive politike në Kosovë mund të fshihen nga opinioni publik. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë që të dinë se kush i financon partitë politike dhe se si shpenzohen ato para nga partitë politike”.

“KQZ-ja duhet të sigurojë zbatimin e ligjit dhe duhet të marrë masa nëse ka vonesa në transparencë”, ka thënë Apostolova.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme