Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, pas publikimit të Raportit të Progresit për Kosovën tha se Kosova ka bërë përmirësime në disa fusha, por duhet ende të punojë në luftimin e krimit dhe korrupsionit si dhe ta ratifikojë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Ajo tha se Kosova ka bërë disa përmirësime, siç është luftimi i korrupsionit, por sipas saj ende duhet të punohet në këtë drejtim.
Apostolova tha se Kosova duhet ta ratifikojë edhe Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.