Apostolova-Kuvendit: Mos e votoni propozimin për veturat e vjetra mbi 15 vjet

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova i ka bërë thirrje Kuvendit të mos votohet propozimi për futjen e makinave më të vjetra se 15 vjet.

‘Unë i bëj thirrje asamblesë të mos votojë për propozimin për rritjen e moshës maksimale të makinave të importuara në 15 vjet. Ky propozim shkon kundër direktivave të BE-së për emetimet e automjeteve CO2.

Do të ketë ndikim serioz në shëndetin publik. Agjencia e fundit e mjedisit evropian klasifikoi Kosovën vendin me ajrin më të ndotur në Evropë.

Unë i bëj thirrje asamblesë të mbajë të pandryshuar kufirin e viteve të makinave deri ne 10 vjet’, ka shkruar ajo në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme