Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ju ka kërkuar zyrtarëve të lartë shtetëror që të shmangin premtimet për afatet për lëvizjen pa viza në Zonën Shengen, duke u cilësuar si “afate artrificiale”.
“Akoma s’kemi arritur në cak. Vendimi përfundimtar ende nuk është marrë. Dhe tani varet nga Këshilli dhe vendet anëtare. Në këtë fazë nuk dihet se kur mund të merret një vendim i tillë. Kosova duhet të shmangë afatet artificale për lëvizje pa viza,” është shprehur Apostolova, raporton EkonomiaOnline.
LEXO Edhe: Haradinaj-qytetarëve: Nëse keqpërdoret liberalizimi mund të pezullohet
Këto komente ajo i ka bërë gjatë lansimit të fushatës së Ministrisë së Integrimit Evropian për vetëdijesimin e qytetarëve të Kosovës se çfarë do të thotë lëvizja pa viza në vendet e Shengenit.
Sipas saj, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbete sfidë fundamentale për vendimin final.
“Është e vërtetë se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbete sfidë fundamentale, nëse ka progres në sundimin e ligjit kjo mund të ndikojë në vendimin përfundimtar për liberalizimin e vizave”.
“Në muajt e kaluar kemi këshilluar Qeverinë e Kosovës që të gjithë qytetarët të kuptojnë se çfarë nënkupton lëvizja pa viza”.
“BE e mbështetë fuqishëm këtë fushatë të Ministrisë së Integrimit Evropian”.
“Qytetarët mund të rrinë në Zonën Schengen 90 ditë në çdo 180 ditë. Qëllimi i udhëtimit nuk mund të jetë të vijohet arsimi i lartë. Nëse nuk respektohet udhëzuesi për lëvizje pa viza, vendimi mund të pezullohet, dhe se do të ketë vlerësim çdo vit në respektimin e udhëzuesit për lëvizje pa viza”.
Ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt bëri thirrje që të mos kërkohet një afat se kur do të përfundoj procesi i liberalizimit të vizave.
Ambasadori nga Gjermania, shtoi se ky shtet është duke e diskutuar përkrahjen apo jo të Kosovës për përfundimin e këtij procesi, duke pohuar se Kosova duhet të respektojë vendimet e secilit shtet, raporton EO.
“Ju lutem që të jeni të sigurt se vlerësimi të do të jetë i drejtë dhe i rreptë kërkoj durim. Të respektoni vendimin autonom të secilit shtet. Kur shtetet anëtare të kenë kaluar në këtë proces dhe të jenë bindur se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret, ata do të japin dritën e gjelbër”.
“Është kërkesë që vjen nga shtetet e Schengenit nga BE që një fushatë e tillë vetëdijësuese të zhvillohet në vendin i cili do të vlerësohet sa i përket liberalizimit të vizave. Është interes në radhë të parë i gjeneratës së re që të jenë në gjendje të lëvizin më lirshëm”.
“Nuk e dimë se kur do të jenë këto afate ju lutem mos na kërkoni të themi afat kohor siç e thashë këto janë procese të pavarura vendimmarrëse ne secilin kryeqytete veç e veç”.