Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, ka pritur në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, Natalya Apostolova, raporton Ekonomia Online.
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Natalya Apostolova e falënderoi për mikpritjen dhe e uroi ministrin e Financave dhe Transfereve Besnik Bislimin për detyrën e re.
Apostolova shprehi gatishmërinë për të bashkëpunuar me Ministrinë e Financave dhe Transfereve.
Ky takim do të mbulohet vetëm me pamje, dhe nuk do të ketë prononcim për media.