Apostolova: Viti 2020, koha e ndryshimit dhe lidershipit në BE

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 13:27 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka paraqitur prioritetet e Presidencës së Kroacisë të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Apostolova deklaroi se viti 2020 paraqet kohën e ndryshimit dhe lidershipit, raporton Ekonomia Online.

“Puna për të udhëhequr Këshillin e BE-së si dhe presidenca tani kalon të Kroacia dhe falënderoj ambasadoren Barisic për partneritetin e ngushtë. Ky pranim dorëzim i presidencës është veçanërisht emocionues pasi do të jetë hera e parë që Kroacia shteti më i ri anëtar i BE-së merr këtë rol të rëndësishëm. Viti 2020 paraqet kohën për ndryshim dhe rinovim të projektit tonë të përbashkët kur lidershipi kërkohet më shumë së kurrë”, tha ajo.

Apostolova ka bërë të ditur zhvillimet e mëtejme për të forcuar rolin drejtues të Bashkimit Evropian ne nivel global.

Shefja e BE-së ka folur edhe për buxhetin deri në vitin 2020. Ndër të tjera ajo ka folur edhe për zgjerim si dhe fillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, derisa nuk ka dhënë afate.

“Të shtunën Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi për të marrë një drejtim tjetër. Uniteti jonë do të mbetet i domosdoshëm ndërsa negociojmë mardhëniet e ardhshme. Bisedimet për buxhetin e ardhshëm të Bashkimit deri në vitin 2027 do të hyjnë në etapën kryesore me negociatat mbi të gjitha aspektet politike dhe financimit të unionit për të siguruar funksionimin e qetë të BE-së dhe fqinjësisë së mirë. Fqinjësia jonë do të kërkoj një perspektiv të qartë në rrugën përpara për zgjerimin ne një vendim për fillimin e negociatave për anëtarësimin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, u shpreh shefja e zyrës së BE-së në Kosovë.

Mes tjerash, Apostolova e ka vlerësuar Samitin e Zagrebit si një nga ngjarjet më të rëndësishme politike.

“Ngjarja më e rëndësishme politike do të jetë samiti i Zagrebit në maj, duke përqendruar një qasje të përgjegjshme ndaj fqinjësisë dhe vazhdimin e  një politike të besueshme dhe efektive të zgjerimit. 20 vjet pasi procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE u nis drejt stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit të mëtejmë ekonomik dhe ndërlidhjen e kontinentin Evropian”, ka thënë Apostolova.

Nga 1 janari Kroacia do ta ketë presidencën e Këshillit të BE-së.

Të ngjashme