Gjiganti teknologjik Apple do të paguajë 113 milionë dollarë për të pushuar akuzën se ka ngadalësuar iPhone-t e vjetër.
Në 33 shtete të SHBA-së pati ankesa se Apple e ka bërë këtë gjë qëllimisht për të detyruar përdoruesit të blejnë pajisje të reja, shkruan A2news të enjten.
Miliona persona në botë u prekën në vitin 2016 kur modelet e telefonave iPhone 6, 7 dhe SE u ngadalësuan, në një skandal që tashmë është pagëzuar me nofkën “batterygate”.
Apple refuzoi të komentonte akuzat, ndonëse më parë kishte pranuar se telefonat ishin ngadalësuar për të përmirësuar performancën e baterisë.