Gjiganti amerikan “Apple” ka përfituar nga puna e lirë dhe zinxhiri i fuqishëm i furnizimit në Kinë dhe për këtë i kërkohet të japë llogari.
Siç shkruan gazeta “People Daily”, “Apple” duhet të ndajë fitimet me popullin kinez ose do të përballet me “zemërim kombëtar”.
Në një artikull të sotëm, raportohet se “Apple” deklaroi 9.6 miliardë dollarë në të ardhurat e tremujorit që përfundoi në qershor. Me këto shifra, kompania arriti vlerën e një trilion dollari.