Apple e Google bashkohen në ngadalësimin e shpërndarjes së Coronavirusit

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Apple dhe Google kanë bërë të ditur se do të punojnë bashkë për të krijuar një teknologji të gjurmimit të kontakteve me synimin për të ngadalësuar shpërndarjen e Coronavirusit, duke alarmuar njerëzit nëse kanë qenë në kontakt me dikë që ka dalë të jetë pozitiv me Coronavirus.

Bashkëpunimi i rrallë i kompanive, sistemet operative të të cilave zënë 99 për qind të tregut të telefonave të mençur, mund të përshpejtojë përdorimin e aplikacioneve që synojnë të dërgojnë në testim apo karantinë njerëzit potencialisht të infektuar, më shpejt se sistemet ekzistuese. Monitorimi i tillë do të luajë rol kyç në menaxhimin e urdhrave për izolim, kanë thënë ekspertët shëndetësorë.

Metoda e punës së aplikacionit për monitorim të kontakteve përdor sinjale të Bluetoothit për të caktuar nëse pronari i telefonit ka qenë në kontakt të afërm me dikë që përmban rrezik.

Dy kompanitë do të kërkojnë nga njerëzit t’i besojnë sistemit dhe se ai do të ruajë privatësinë.

Sipas kompanive, njerëzit që dalin pozitivë mund të dërgojnë një listë numrash telefonash me të cilët kanë qenë afër. Sistemi i Applet dhe Googlet do të alarmojë këta përdorues me informata të tjera për të prekurin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme