Këtë vit, Apple pritet të organizoj ngjarjen mediale të shtatorit më 7 shtator, ku kompania tradicionalisht lajmëron produktet e reja.
Duke u bazuar në të kaluarën, para porositjes e pajisjeve të reja pritet të hapen më 9 shtator ndërkohë që shitja e pajisjeve të filloj më 16 shtator.
Megjithatë, sipas 9to5mac, Apple mund të vonojë lansimin e telefonave të ri për një javë, duke i lansuar iPhone 7, iPhone 7 Plus dhe iPhone 7 Pro më 23 shtator.
Krejt kjo është bazuar në një orar të publikuar nga AT&T sipas të cilit shitjet e pajisjeve të reja nga Apple do të fillojnë më 23 shtator ndërkohë që para porositjet më 9 shtator, ashtu sikurse është paraparë.
Sidoqoftë, ky lajm është spekulativ pasi që Apple ende nuk ka lajmëruar zyrtarisht datën e ngjarjes së iPhone 7.