Apple po bëhet gati për “jetën pas iPhonet”

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Sipas Wall Street Journal, Apple ka qenë duke u përgatitur për “jetën pas iPhonet” duke bërë ndryshime në serinë e saj ekzekutive.

Apple është duke u përpjekur që të zvogëlojë mbështetjen në smartfonët e saj, gjë që solli vështirësi së fundmi. Kompania ka synuar që të arrijë 50 miliardë dollarë të ardhura nga shërbimet deri në vitin e ardhshëm, transmeton Koha.net.

Në tremujorin e fundit është raportuar për një nivel të lartë të të gjitha kohërave prej 10.75 miliardë dollarë në bruto për atë njësi. Divizioni përfshin Apple Play, AppleCare, App Store, iTunes, Apple Music, etj.

Morgan Stanley, banka amerikane për investime dhe kompania e shërbimeve financiare, thotë se njësia e shërbimeve do të përbëjë 60 për qind të rritjes së Applet gjatë pesë vjetëve të ardhshme. Kjo krahasohet me 85 për qind të rritjes së Applet që i atribuohet iPhonet gjatë pesë vjetëve të mëparshme.

Kompania është duke kërkuar mënyra për të rritur të ardhurat nga shërbimet dhe shpreson të lansojë një shërbim të lajmeve me abonim i cili përdoruesve do t’iu kushtonte 10 dollarë në muaj. Aktualisht, Apple merr pagesa nga 360 milionë abonime. Ajo shpreson ta rrisë atë në 500 milionë deri në vitin 2020.

Vitin e kaluar, Apple ka rritur shpenzimet e hulumtimeve dhe zhvillimeve të saj për 23 për qind ose në 14.24 miliardë dollarë. Ka pasur spekulime se produkti i ardhshëm i madh i Applet do të jenë syzet AR për konsumatorë, të ngjashme me Google Glass, përcjell Koha.net. Dy vjet më parë, ish-analisti i Applet, Gene Munster, kishte thënë se syzet AR të Applet do të jenë më të mëdha se iPhone. Një produkt i tillë mund të lansohet në 2020-2021.

Apple ka bërë një ndryshim në ekzekutiv, duke zëvendësuar kreun e shitjes me pakicë, Angela Ahrendts, me kreun e burimeve njerëzore, Deirdre O’Brien. Bill Stasior, ekzekutivi në detyrë i Sirit është larguar ndërsa kreu i AI-së (Inteligjencës Artificiale), John Giannandrea, i është bashkuar ekipit ekzekutiv të Applet. 200 punëtorët nga divizioni i veturave vetë-vozitëse janë pushuar nga puna. Apple tashmë duket se ka nisur të zbatojë strategjinë për jetën pas iPhonet.

“Kjo është një shenjë që kompania është duke tentuar që të gjejë formulën e saktë për dekadën e ardhshme. Teknologjia është duke evoluar, dhe ata duhet të vazhdojnë të përmirësojnë strukturën e tyre në mënyrë që të sigurohen se janë në kurbën e duhur”, ka thënë Munster.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme