Apple me rekord të ri të ardhurash

Prishtinë | 09 Shk 2017 | 15:56 | Nga

Apple ka pasur rezultate të forta financiare për tremujorin e parë të 2017.

“Jemi të kënaqur tu themi se rezultatet e tre mujorit kanë gjeneruar të ardhurat më të lartë se kurrë ndonjëherë, dhe ka thyer një sërë rekordesh së bashku. Ne kemi shitur më shumë iPhone se më parë dhe shënuam të dhënat e të ardhurave rekord për iPhone, shërbime, Mac dhe Apple Watch”, ka thënë Tim Cook.

“Të ardhurat nga Shërbimet janë rritur ndjeshëm vitin e kaluar, udhëhequr nga një rekord konsumatorësh në App Store, dhe jemi shumë të lumtur për produktet tona”, a shkruar kompania në një letër për investitorët e saj.

Kompania ka patur 78.4 miliardë dollarë të ardhura dhe ka shitur 78 milionë iPhone. Tre mujorët e kaluar kanë sanuar fundin e një një rritjeje të vrullshme për Apple. Pas një dekade të shitjeve rekord dhe të ardhurave të fituara, vrulli rreth shitjeve të iPhone më në fund arriti kulmin. Dalja e iPhone 7 ka ndihmuar në fundin e krizës, dhe Cook tha se fitimet e sotme tregojnë se Apple Watch ka tremujorin e saj më të mirë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme