Apple ka shitur më pak iPhone se sa pritej në tremujorin e saj më të fundit, por çmimet e larta të iPhone X nuk i kanë ulur të ardhurat.
Firma tha se shiti 41.3 milionë iPhone në tre muaj deri në fund të qershorit, duke u rritur vetëm 1% nga viti i kaluar.
Por çmimi mesatar i shitjes së iPhone arriti 724 dollarë.
Firma tha se 999 dollarë që kushton iPhone X, i cili doli në treg vitin e kaluar u bë tepër i popullarizuar në një kohë të shkurtër, prandaj u rritën cmimet.
Biznesi pati një rritje të të ardhurave me 31% nga biznesi i shërbimeve të Apple, që përfshin dyqanin App, Apple Music dhe Apple Pay, të cilat ndikuar në rritjen e performancës.
Shefi ekzekutiv i kompanisë, Tim Cook tha se biznesi është në rrugën e duhur dhe pritet të rritet me më shumë se 14 miliardë dollarë deri në 2020.