Apple ka lansuar një llogari të re në Instagram fundjavën e kaluar, njëherësh kur doli edhe shkrimi më i shumëpritur i këtij viti “Harry Potter dhe fëmija i mallkuar” i shkrimtares J.K. Rowling dhe John Tiffany.
Llogaria e re @iBooks përmban më së shumti citate nga librat dhe autorët e njohur.
Një lajm i mrekullueshëm për ata që janë te fiksuar pas librave dhe shprehjeve të personazheve. iBook do të paraqesë njoftimet mbi librat e sapodalë edhe ato që priten të botohen së shpejti bashkangjitur me një përmbledhje të librit dhe përshtypjet e njerëzve që e kanë lexuar atë. Çdo libër do të reklamohet në një seri prej tre fotosh në postimet e Instagramit.
Mund të themi se Apple ka zgjedhur pikërisht momentin e duhur për lexuesit, kur të gjithë tani po flasin për Harry Potter-in e ri të Rowling. Në llogarinë e re mund të gjeni edhe disa linqe të faqes Cursed Child ku janë postuar video urimesh për ditëlindjen e shkrimtares J.K. Rowling.