Aprovohet buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2017

Prishtinë | 27 Sht 2016 | 17:46 | Nga

Anëtarët e kuvendit komunal të Rahovecit kanë aprovuar buxhetin e vitit 2017 dhe planifikimi për vitin 2018-2019. Buxheti i kësaj komune është paraparë të jetë 11,908,739 euro, ku përfshihet grandi qeveritar prej 10,204,240 euro dhe 1,247,732 euro nga të hyrat e veta.

Për buxhetin e vitit 2017, planifikimi për vitin 2018-2019, dhe shpërndarjen nëpër kategori foli Lulzim Sylejmani, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, i cili tha se buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2017 do të jetë 11,908,739 euro nga grandi qeveritar janë 10,204,240 euro ndërsa nga të hyrat vetanake janë 1,247,732 euro.

Ai tha se shpërndarja e buxhetit për vitin 2017 në kategori ekonomike është paraparë të ndahet për paga dhe mëditje 7,028,178 euro, investime kapitale 3,732,629 euro, mallra dhe shërbime 754,119 euro, komunali 270,500 euro dhe kategoria e subvencioneve dhe transferove 123,313 euro.

Sipas një komunikate të komunës së Rahovecit, në kuadër të këtij buxheti, janë marrë edhe kërkesat nga dëgjimet publike të mbajtura me qytetarë të Komunës së Rahovecit.

Florije Boshnjaku, kuvendare nga radhët e AAK-së, kërkoi që në kuadër të buxhetit të vitit 2017 të futet një kod që ka të bëjë me ndërtimin e një çerdhe, kërkesë kjo e cila u fut si kod në buxhetin e vitit 2017.

Të ngjashme