Njëmbëdhjetë punëtorë migrantë vdiqën nga asfiksia kur zjarri përfshiu një shtëpi pa dritare në të cilën ata po jetonin në Arabinë Saudite.
Gjashtë të tjerë u plagosën në një zjarr në qytetin jugperëndimor të Najranit, transmeton Klan Kosova.
Mediat arabe kanë raportuar se guvernatori i rajonit ka urdhëruar një hetim duke shprehur shqetësim lidhur me strehimin e punëtorëve.
Rreth 9 milionë të huaj punojnë në Arabinë Saudite, shumë prej tyre nga Azia Jugore.
Grupet e të drejtave të njeriut ankohen se punëtorët e huaj shpesh vuajnë nga kushtet e këqija dhe nuk janë në gjendje të ndërrojnë punë ose të largohen nga vendi pa lejen e punëdhënësve të tyre.
Në vitin 2015, 11 persona vdiqën pas një zjarri në një bllok të banimit për punëtorët e huaj në qytetin lindor Khobar.