Bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Arabisë Saudite, përfshirë tani edhe në fushën e shëndetësisë, ishte fokusi i takimit të sotëm, i zhvilluar në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, në mes të Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ambasadorit jorezident të Arabisë Saudite në Kosovë, z. Abdulmomen bin Mohammed SHARAF.
Ministrja Haradinaj-Stublla falënderoi Ambasadorin SHARAF për mbështetjen politike dhe financiare të Arabisë Saudite dhënë Kosovës.
Një nga pikat e diskutimit të këtij takimi ishte edhe mundësia e mbështetjes së Arabisë Saudite në sigurimin e vaksinës anti-Covid nga PFIZER për qytetarët e Kosovës.
“Ne kemi marrëdhënie të mira politike dhe jemi të gatshëm të bëjmë
progres të mëtejshëm në thellimin e marrëdhënieve tona duke zgjeruar
kornizën ligjore të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, kulturës, sportit,
shëndetësisë etj”, u shpreh me këtë rast ministrja Haradinaj-Stublla.
Shefja e diplomacisë kosovare dhe Ambasadori SHARAF shprehën domosdoshmërinë e finalizimit të Memorandumit të Mirëkuptimit për Bashkëpunimin Shkencor dhe Arsimor dhe Memorandumit të Mirëkuptimit për Bashkëpunimin Policor.
Ambasadorin SHARAF, nga ana e tij, tha se Arabia Saudite në kuadër të mbështetjes gjithëpërfshirëse për shtetin e Kosovës, tani do ta mbështesë atë edhe në fushën e shëndetësisë. Në këtë kuadër, Ambasadori theksoi se pritet që pas disa muajsh të vijë në Kosovë një ekip i mjekëve të zgjedhur nga Arabia Saudite të cilët do të shërbejnë falas për qytetarët e Kosovës.