Arabia Saudite planifikon të reduktoj inventarët e naftës

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Ministri arab i Energjisë, Khalid al-Falih, tha se vendet anëtare të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe prodhuesit e tjerë aleatë, janë pajtuar dakord për të ulur inventarët e naftës.

Gjatë takimit të OPEC-ut, Al-Falih tha se është diskutuar mbi shkurtimin e prodhimit në gjysmën e dytë të vitit 2019, duke shtuar se vendi i tij do t’i përgjigjet nevojave të tregut të paqëndrueshëm.

“Mendojmë se tregu është shumë i brishtë. Këtë e kemi parë vitin e kaluar pasi inventarët ishin sipër niveleve normalë kur ne rritëm prodhimin në pritje të sanksioneve që nuk ndodhën. Ne preferojmë uljen graduale të inventarëve drejt niveleve normalë”, tha Al-Falih.

OPEC-u, Rusia dhe vendet të tjera prodhuese të naftës, një aleancë që njihet si OPEC+, janë pajtuar për të ulur prodhimin me 1.2 milion fuçi në ditë nga muaji janar 2019 për një periudhë gjashtë mujore.

Ai shtoi se kërkesa në Azi është rimëkëmbur, ndërsa ajo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për naftën arabe ka rënë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme