Një numër i zyrtarëve të Arabisë Saudite, përfshirë dy anëtarë të familjes mbretërore, janë shkarkuar nga pozitat.
Mbreti saudit, Salman, ka liruar princin Fahad bin Turki nga detyra e komandantit të forcave ushtarake në Jemen.
I biri i tij është hequr nga detyra e zëvendësguvernatorit. Të shkarkuarit së bashku me katër zyrtarë të tjerë po hetohen për marrëveshje të dyshimta financiare.
Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, ka nisur një fushatë kundër zyrtarëve të korruptuar në Qeveri. Mirëpo, kritikët kanë thënë se arrestimet e profilit të lartë po bëhen me qëllim të eliminimit të pengesave për mbajtjen e pushtetit.
Princi është përfshirë në një seri skandalesh. Më i madhi ishte vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, brenda Ambasadës saudite në Stamboll.
Ai, gjithashtu, dyshohet se organizoi tentimvrasjen e një ish-agjenti saudit në Kanada