Arb Manaj “ndez” motorët, shënon katër gola në fitoren e Bandirmasporit në Kupë

Prishtinë | 30 Nën 2021 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi kosovar, Arb Manaj ka shkëlqyer në 1/32 e finales së Kupës së Turqisë, duke shënuar katër gola.

Bandirmaspor fitoi 5:0 ndaj Sanliurfaspor dhe u kualifikua në raundin tjetër, shkruan Gazeta Express.

Manaj e hapi llogarinë e golave në minutën e tetë, për ta vazhduar Suleyman në të 39-tën.

Manaj më pas shënoi edhe tre gola të tjerë në minutat 51′, 81′ dhe 90+1.

Në kampionat gjatë këtij sezoni që është bërë pjesë e Bandirmaspor, Arb Manaj luan pak me ish-lojtarin e Trepça ’89 që në 3 ndeshjet e fundit ka qëndruar në stol ndërkohë që në ligën e parë turke në këtë sezon ende nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës edhe pse një vit më parë me fanellat e Keicorengucu dhe Balikesirspor shënoi 10 gola në kampionat.

Të ngjashme