Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arban Abrashi, ka thënë se ky subjekt politik në vendet e Beneluksit është mobilizuar për fitore.
Sipas tij, LDK nga angazhimi i veprimtarëve nga vendet e Beneluksit, pret së paku tre mijë vota, për zgjedhjet e 6 tetorit.
“Kryetari degës, Bahtir Kastrati, Sekretari Xhavit Belaj dhe anëtari i kryesisë, Ibish Lipaj, dhe e gjithë Kryesia janë angazhuar për organizimin sa më të mirë të transportit për të gjithë veprimtarët dhe votuesit e LDK-së në vendet e Beneluxit”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.