Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ngritur dyshimet se mund t’i rikthehet televizionit, të cilit prej kohësh i ka munguar.
Së fundmi ajo moderoi programin e saj i cili transmetohej në YouTube “Mirëmbrëma Yje” mirëpo tani e në vazhdim duket se prezantuesja ka plane të tjera.
Me anë të një story në Instagram Arbana ka bërë që rrjeti të ziejë teksa shkruan: “Rikthimi në TV do të thotë rikthim te fustanet e bukura” pasi ka shfaqur dhe një imazh plot me fustane.
E lehtë të kuptohet që moderatorja ka paralajmëruar një rikthim ne ekran ndonëse mesazhi është përcjellë përciptazi duke mos dhënë informacione të tjera.