Arbana Osmani është një nga moderatoret më të ndjekura në rrjetet sociale. Ajo është mjaftë aktive në rrjete sociale e që shpeshherë ndan momente nga jeta e saj personale.
Së fundmi ajo ishte në Kretë së bashku me familjen e saj dhe u duk se e shijoji shumë si eksperiencë.
Ajo vendosi të ndajë edhe këtë herë me ndjekësit e saj fotografi e video për të treguar më shumë rreth vendit që ka vizituar.
Në postimin e fundit dikush i shkruan Arbanës se e ka parë në Kretë por nuk i ka folur për të mos i prishur privatësinë dhe ajo e ka falenderuar për këtë.
“Po pse moj Arbana ndonje Star ti qe ke bere cudira ne kete bote e po te prishej privatesia o zot uluni o goc me kembe ne toke e behuni sa me te thjeshte me njerezit se sju kushton asgje pordhet e shqipetareve gjasme “VIPA”. Dhe sa per udhetimin ska shqipetare qe ska shku ne Kret mos be sikur po na e tregon ti!“- shkruan një ndjekëse tjetër.
Ky koment i ka rënë në sy edhe Arbanës e cila ka shpjeguar se nuk lidhet me mendjemadhësinë, por me faktin se ishte e shoqëruar nga dy fëmijët e saj të vegjël për të cilët i duhej të kujdesej.
“Star me nje bebe 8 muajsh qe grindej nga vapa dhe nje 6 vjeçar qe kerkonte Lego. Superstar. Dhe nënë. Qe ne nje moment te caktuar duhet te beje nenen, jo starin. Dhe qe fatmiresisht ka njerez qe e kuptojne. Dhe sa per udhetimin ne Krete, une isha ne Shqiptare qe nuk kisha shkuar dhe e shijova shume dhe ia tregoj kujt te me doje qejfi mua”, shkruan Arbana.