Moderatorja e njohur Arbana Osmani është njëra ndër moderatoret më të pëlqyera në trojet shqiptare, kjo për shkak punës së palodhshme që ajo bënë dhe emisioneve të ndyshme që ajo ka drejtuar e që kanë rezultuar shumë të shikueshme, shkruan Express Rozë.
Ajo ka tash e 10 ditë që është bërë nënë për herë të dytë, këtë e ka bërë të ditur fillimisht partneri i moderatores Eduart Grishaj.
Ai ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instgram ku është shfaqur me vogëlushin në krahë dhe duke shkruar përkrahë fotos, “ Lindi Dielli”.
Moderatorja Arbana ka qëndruar vazhdimisht në hije sa i përket jetës se saj private, por kohët e fundit ajo ka filluar të postoj foto nga jeta e saj.
Së fundmi ajo ka postuar disa foto në llogarinë e saj në instgram, ku është shfaqur me një fustan me ngjyrë te zezë dhe në dorë ka një trëndafilë ku duket shumë elegante.
Vëmendjen kanë tërhequr linjat e trupit të moderatorës, ajo ka vetëm 10 ditë që ajo është bërë nënë dhe duket më në formë se kurrë.
Pas kësaj kanë vërshuar shumë komente të ndjekësve të moderatorës për të kuptuar se ku qëndron sekreti i saj.
Arbana nuk ka hezituar dhe ka treguar se cili është çelësi i një trupi të shëndetshëm.
“Gjatë shtatzënisë kam ngrënë shëndetshëm (shumë perime, fibra, pak ëmbëlsira dhe shumë ujë). Të gjitha ëmbëlsirat e gatuara gjatë karantinës i kanë ngrënë kryesisht familjarët e mi. Doktori im shumë i rreptë në lidhje me shtimin e peshës më këshilloi të mos shtoja më shumë se 8-10 kg dhe kam ngrënë shpesh dhe nga pak.
Sot, 10 ditë pas lindjes, jam 3 kg më shumë seç isha para shtatzënisë. (tjetër muhabet pastaj që edhe para shtatzënisë isha nja 3 kg më shumë seç duhet të jem normalisht). Para një jave fillova një regjim ushqimor me 1800 cal në ditë që përfshin shumë fibra, proteina, pak karbohidrate pothuajse 0 ëmbëlsira, fruta, perime, asnjë pije me gaz etj. çdo ditë pi minimumi dy nga këto, por ndonjëherë edhe më shumë. Së pari sepse kam shumë etje nga gjidhënia dhe së dyti sepse sipas librave që kam lexuara konsumimi i ujit rrit sasinë e qumështit. Absolutisht asnjë aktivitet fizik përveç dy fëmijëve që duan vëmendjen time”, ka përfunduar moderatorja.