Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se vetëm ai flet në emër të partisë së tij në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Derisa biseda mes ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni dhe shefit të Grupit Parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi po bëhej lidhur me ofertën e fundit të LDK’së për mos prishjen e koalicionit.
“Zotëri Selimi për ty dhe të gjithë deputetët e tjerë këtu, vetëm unë flas në emër të LDK’së në Kuvendin e Kosovës, jam i autorizuar për këtë nga partia, për të gjithë këtu në këtë sallë flas unë në emër të LDK’së, Vjosa Osmani është e kryetari e Kuvendit është përtej Kuventi, është zgjedhur nga koalicioni, në emër të LDK’së flas unë”, tha Gashi, transmeton Gazeta Metro.
Kujtojmë se Vetëvendosje refuzoi edhe ofertën e fundit nga ana ministrit Quni, i cili ju dha kohë që të heqin taksën dhe ta rikthejnë si ministër Agim Veliun.