Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se konventa programore “Lidhja për të ardhmën”, është menduar mbarë, ka nisur mbarë e mbarë u ka shkuar.
Gashi përmes një postimi në Facebook tha se ka pasur shumë interesim e përkushtim nga pjesëmarrësit në konventë.
“Konventa Programore ‘LIDHJA PËR TË ARDHMEN’, u mendua mbarë, nisi mbarë e mbarë na shkoi. I mbarë do të jetë rezultati për LDK-në dhe Kosovën. Plot ekspertizë e përmbajtje nga të gjithë, në të gjitha panelet e për të gjitha temat. Shumë interesim, përkushtim e entuziazëm nga pjesëmarrësit. Shembullore ishte nisja e punimeve në këtë konventë. Shembullore do të jetë prezenca në teren. Shembullor do të jetë edhe programin qeverisës i ‘LIDHJES PËR TË ARDHMEN’”, ka shkruar ai.
Sipas tij, LDK-ja e djathta e Kosovës, është e ardhmja e sigurt e vendit.