Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi e ka publikuar një fotografi në Facebook, me dorën e zgjatur nga ana e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i përshëndetur e uruar ata.
Gashi ka shkruar se sot ka filluar një rrugëtim i ri për deputetët e LDK-së.
“Sot filluam nje rrugetim te ri, duke besu ne vlerat politike te LDK-se, dhe duke u bazuar ne besimin e dhene nga votuesit tone!”, ka shkruar Gashi.
Para seancës konstituive të Kuvendit, Arben Gashi ka bërë saka me ish-bashkëpartiakun e tij, tani deputet nga radhët e LVV-së dhe Listës Vjosa, Faton Pecin.
Para nisjes së seancës, Gashi me shaka i ka sugjeruar Pecit që të ulet në anën e ulëse për deputetët e LDK-së.