Kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi është i ftuar në “Blic Interview” me Astrit Gashin, u pyet lidhur me rezultatin e dobët të partisë në zgjedhjet e 14 Shkurtit.
Sipas tij, Lidhja Demokratike më shumë ka dështuar në komunikim me publikun, për më tepër nuk ishin unikë në politikën e përditshme.
“Ne nuk ishim mjaftë të mirë në komunikim me publikun. Atje dështuam. Pastaj nuk ishim edhe unikë në politikën tonë. Mendoj se këta janë disa faktorë tek të cilët ndikoi rezultati i 14 Shkurtit”, tha Gashi.