Mbështetje të fuqishme rikandidimit të Xhafer Tahirit për të parin e Vushtrrisë i ka dhënë edhe shefi i Grupit Parlamantar të LDK-së Arben Gashi i cili ishte sonte prezent për ta përkrahur Xhafer Tahirin në tubimin elektoral në fshatin e tij të lindjes në Stanoc të Poshtëm.
Gashi në tubim elektoral në Stanoc sonte tha se LDK-ja e ka kandidatin më të mirë për qytetin e Vushtrrisë dhe LDK po kthehet fuqishëm në të gjitha komunat e Kosovës.
“Janë vlerat e LDK-së që më në fund po triumfojnë dhe njerëzit po e kuptojnë se cka do të thotë me qenë LDK. Ju e njihni Xhafën mirë, e din që është një djalë i mirë, e dini që është një kryetar i mirë, e dini që është një kryetar i përkushtuar, e dini që Xhafa e donë Vushtrrinë, e donë Stanocin dhe e donë punë që e bënë. Për punën që e bënë si kryetar i Komunës së Vushtrrisë nuk ka më të mirë, nuk ka hiç më të mirë, prandaj unë po ju këkojë juve sonte që të dielën ju me dalë të gjithë me votu LDK dhe me votu Xhafer Tahiri”, tha Gashi.