Arben Zharku zgjedhet anëtar i Bordit të Drejtorëve të Institucionit Prestigjioz të Filmit

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Sot në mbledhjen e fundit të EFP të mbajtur në Kanë, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës Arben Zharku është zgjedhur anëtar i bordit të drejtorëve të institucionit prestigjioz të filmit – European Film Promotion (EFP).

EFP (European Film Promotion) është një rrjet ndërkombëtar unik i 38 agjencive kombëtare të promovimit të filmave nga e gjithë Evropa që përfaqësojnë filmat dhe talentin e tyre kombëtar jashtë vendit. Me flamurin e EFP-së, këto organizata anëtare vijnë së bashku për të promovuar diversitetin dhe frymën e kinemasë, talentin evropian në festivalet dhe tregjet kryesore filmike ndërkombëtare, e veçanërisht jashtë Europës. EFP mbështetet financiarisht nga Programi Creative Europe – MEDIA e Bashkimit Evropian dhe nga organizatat e saj anëtare.

 “Eshtë nder dhe privilegj të jem pjesë e vendimmarrjes së këtij institucion kaq prestigjioz europian. Do të jap maksimumin në promovimin e filmit europian dhe veçanarisht të atij regjional. Si shteti me i ri europian është kënaqesi e madhe që Kosova merr këtë përkrahje të fuqishme europiane.” U shpreh Z. Zharku në rastin e bërjes publike të zgjedhjes së bordit të ri të EFP-së.

Të ngjashme