Me disa foto në llogarinë e saj, në rrjetin social “Instagram”, Arbenita Ismaili ka zbuluar mikpritjen që ka gjetur nga kthimi në shtëpi së bashku me të voglën e saj.
Vetë modelja ka zgjedhur një ‘look’ minimalist me një kostum në ngjyrë rozë të lehtë. I gjithë ambienti ka qenë i zbukuruar në nuancat e rozës, ndërsa Arbenita ka pozuar me vajzën në krahë.
Kujtojmë se modelja e mbajti larg vëmendjes së rrjeteve sociale shtatzëninë dhe e zbuloi shumë pranë ardhjes në jetë të vajzës.
Ndërsa, reperi Fero vendosi t’i dedikojë menjëherë një këngë dashurisë së tij më të madhe.