Arbenita ndihet mirë, pasi “shkatërroi egon” e Unikatilit

Prishtinë | 25 Tet 2023 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

“Thumbat” ndërmjet modeles së bukur, Arbenita Ismajli, dhe reperit Unikatil nuk kanë të mbaruar.

Prej ditësh dyshja janë në qendër të vëmendjes së medias rozë, për shkak të disa mesazheve ngacuese të reperit, megjithatë ai i hodhi poshtë pretendimet e saj duke thënë se ato janë të montuara.

Nuk ka kaluar shumë kohë dhe modelja publikoi sërish mesazhin por këtë herë me tiketën blu të Instagramit.

Megjithatë kjo e fundit nuk e ka lënë me kaq, duke postuar në TikTok një video përmes së cilës e ka injoruar hapur reperin.

“Ja si ndihem unë pasi kam shkatërruar egon e një mashkulli”, shkruan Arbenita krahas videos së postuar duke treguar kështu që ajo ndihet shumë e lumtur që ka zbuluar një të vërtetë tjetër.

“Drama” e dyshes nuk është pritur mirë nga ana e ndjekësve të cilët e krtikuan atë, ndërsa disa komenteve modelja ka vendosur që t’iu kthejë përgjigje.

“Po, sepse nuk e shita babain e fëmijës tek armiqtë, patjetër”, i është përgjigjyr Arbenita komentuesit.

@arbenitaism

♬ original sound – Arbenita Ismajli

Të ngjashme