Arbër Hajdari dhe Vlera Devolli bëhen prindër: “Zoti na bekoi me një vajzë!”

Prishtinë | 11 Jan 2024 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Arbër Hajdari ka bërë të ditur se ai dhe bashkëshortja e tij, Vlera, janë bërë prindër për herë të parë.

Vetë Hajdari e ka konfirmuar këtë lajm të bukur për të gjithë ndjekësit e tij në Instagram, përmes një postimi, ku shihet së bashku me të bijën e sapoardhur në jetë.

“Të dashur miq! Zoti na bekoi dje, duke më bëre mua baba dhe Vlerën, nënë të një vajze. Për këtë, falënderojmë Zotin dhe i kërkojmë që vajza jonë, të ketë jetë të gjatë, shëndet e risk në jetë. Uroj dhe lutem që çdo shqiptar të jetojë në harmoni, begati, i rrethuar nga dashuria e familjes”, shkruan Arbri, përbri fotografisë teksa mban në krahë vogëlushen.

Arbër Hajdari njihet për veprat humanitare dhe edicionin e kaluar ishte dhe analist në Big Brother Albania VIP. Para një viti ai kurorëzoi me martesë lidhjen me Vlera Devollin, vajza e biznesmenit të njohur kosovar, Blerim Devolli.

Të ngjashme