Ekonomia Online
FUNDIT

Arbër Hoxha pranë largimit nga Dinamo Zagrebi

Arbër Hoxha pranë largimit nga Dinamo Zagrebi

Arbër Hoxha mund të largohet nga Dinamo Zagrebi gjatë këtij afati kalimtar, për shkak të konkurrencës së shtuar në krahët e sulmit. Sipas Vecernji List, Hoxha pritet të ketë më pak minuta pas ardhjeve të reja, ndërsa klubi kroat mund të përfitojë më shumë nga shitja e tij, transmeton Klankosova.tv. Në listën e lojtarëve që […]

Arbër Hoxha mund të largohet nga Dinamo Zagrebi gjatë këtij afati kalimtar, për shkak të konkurrencës së shtuar në krahët e sulmit.

Sipas Vecernji List, Hoxha pritet të ketë më pak minuta pas ardhjeve të reja, ndërsa klubi kroat mund të përfitojë më shumë nga shitja e tij, transmeton Klankosova.tv.

Në listën e lojtarëve që mund të largohen është edhe portieri Ivan Nevistic, për të cilin Dinamo synon të arkëtojë deri në 1 milion euro.

Dinamo ka nevojë për rreth 15 milionë euro për të mbyllur buxhetin vjetor, ndaj një pjesë e kësaj shume pritet të sigurohet përmes transferimeve.

Klubi synon të përforcohet për garat evropiane dhe të avancojë në Ligat e Evropiane, ndërsa afati kalimtar në Kroaci mbyllet më 7 shtator.

Të ngjashme