Mediat turke shkruajnë se Arbër Zeneli, dhe Galatasarai janë në bisedime të vazhdueshme për kalimin e tij në Superligën turke, me trajnerin Fatih Termin që i ka kërkuar klubit ta transferojë menjëherë në janar.
Zeneli e bëri të qartë ditë më parë se dëshiron të largohet nga skuadra e tij holandeze, Herenveen, për të luajtur në një ligë më të madhe evropiane.
Futbollisti më i mirë kosovar për vitin 2018, vlerësohet 6 milionë euro në tregun e transferimeve, shkruan alsat-m përcjellë Klan Kosova.