Arbëreshët e Italisë vizitojnë sheshet, muzeun dhe memorialet në kryeqytet

Prishtinë | 04 Maj 2019 | 13:59 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi i arbëreshëve i cili po qëndron në Kosovë me rastin e “Ditëve të Arbëreshëve”, kanë vazhduar vizitën e sotme edhe në Muzeun e Kosovës, duke vazhduar më pas në sheshin “Ibrahim Rugova” dhe në sheshin “Skënderbeu”, raporton Ekonomia Online.

Arbëreshët gjatë ditës vizitë i kanë bërë edhe memorialit “Heroinat” për ta përmbyllur turin e vizitave për këtë të shtunë tek monumenti “New Born”. 

Aktivitetet në shënimin e këtyre ditëve kanë nisur nga dje në një seancë të veçantë për ta në Kuvendin e Kosovës, ndërsa sot janë pritur edhe nga i pari i kryeqytetit. Vizitat e tyre do të përmbyllen më 6 maj.

Të ngjashme