Arbëreshët e Italisë janë paraqitur me një parakalim në Cosenzë të Italisë, të cilët, me valle, këngë dhe performanca të ndryshme kanë prezantuar edhe njëherë kulturën e tyre shumëshekullore.
Dhe duke kujtuar Gjergj Kastriotin Skënderbeun, ata kanë parakaluar të shoqëruar edhe me Skënderbeun dhe Donikën, të cilët, të njëjtën paraqitje, duke ribërë dasmën e heroit kombëtare, janë paraqitur edhe në Kaninë të Vlorës, transmeton KultPlus.
Kjo paraqitje e tyre nuk ka mbetur pa u mbuluar edhe nga mediet italiane, ku televizioni italian News 24, që ka transmetuar një kronikë mbi këtë paraqitje.