“Arbëria” bëhet me park të ri, Komuna investon 360 mijë €

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 16:09 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lagjja e Arbërisë bëhet edhe me një park atraktiv. Banorët e këtushëm nga sot do të kenë  hapësira moderne për rekreacion, pasi që Komuna e Prishtinës, ka investuar rreth 360 mijë euro, për Parkun që u përurua nga kryetari Shpend Ahmeti, raporton EkonomiaOnline.

Ahmeti tha se kjo pjese ka qenë një hapësirë djerrinë dhe tash ka një pamje krejtësisht të re.

“Kjo pjesë ka qenë djerrinë me ç’rast sot po e promovojmë si të hapur, me një pamje më të mirë ku edhe basketi do të luhet më mirë dhe besoj që ka me u gjallërua kjo pjesë. Vlera e investimit është diku rreth 360 mijë euro dhe kanë mbet edhe nja 250 mijë drunj që do të mbillen”, tha ai.

Fitim Rexha, drejtor i Rinisë dhe Sportit, në Komunën e Prishtinës tha se po përurohet edhe një aktivitet tjetër në futsall.

Ai dha detaje rreth këtij aktiviteti.

“Ne këto ditë do të fillojmë me ligën e futsallit për shkollat e mesme e cila do të fillin këto ditë dhe do të përfshihej të gjitha shkollat e mesme, ku i kemi ftuar edhe ekipet finaliste të vitit të kaluar dhe po bëjmë përurimin e kësaj lige e cila do të vazhdoj deri në fund të vitit”, tha ai.

Ky park përfshin dy fusha futbolli dhe basketbolli, mjete për ushtrime dhe rekreacion, si dhe ndriçim publik.

Të ngjashme