Arbëria është duke i bërë përgatitjet për të nisur sezonin e ri në Ligën e Parë.
Klubi nga Dobraja në edicionin 2020/2021 ishte pjesë e elitës së futbollit të Kosovës, mirëpo përkundër përpjekjeve për mbijetesë nuk ia doli, ashtu që sa bashku me Pejën ranë nga Superliga.
Në kuadër të ndryshimeve në skuadër, Arbëria e ka transferuar mbrojtësin Eugen Rafuna, i cili në të kaluarën u ka ndihmuar disa ekipeve që të ngriten në elitë.
“KF Arbëria arrin marrëveshje me mbrojtësin Eugen Rafuna”, shkruan në njoftimin e klubit nga Dobraja.
“Rafuna ka luajtur në disa skuadra të Ligës së parë, ku në sezonin e ri do të djersitë fanellën e KF Arbëria. Mirë se vjen në familjen tonë!’, thuhet më tej.